Këshillim përmes telefonit

Linja stop-duhanit ofron informacione dhe biseda të hollësishme konsultative. Këshillimi orientohet sipas nevojave tuaja individuale. Vetëkuptohet që mund të kërkoni edhe një numër më të madh këshillimesh.

Ju do të sillni numrin 0848 183 183, do të lini emrin dhe numrin tuaj të telefonit në sekretarinë telefonike, ndërsa më pas, juve do t’ju telefonojë brenda 48 orësh një specialist për këshillime i linjës stop-duhanit.

Thirrja ju kushton 8 rapë në minutë në telefoninë fikse, ndërsa përmes celularit, përkatësisht më shumë. Thirrja që do të pasojë për ju nga linja stop-duhanit, si dhe thirrjet tjera të mundshme pasuese, për ju do të jenë falas.

Ç’ofron linja stop-duhanit?

  • Në ç’kohë ju teket rëndom për cigare gjatë ditës? Gjatë bisedave me këshilltarin/-en, ju do të analizoni me kujdes shprehitë tuaja duhanpirëse dhe së bashku do të vendosni një datë për ndërprerjen e duhanit.
  • Si mund t’i shmangeni një situate delikate në të cilën ekziston rreziku i nevojës për të dhezur cigaren? Sqarojeni me këshilltarin/-en se ku duhet t’i ndryshoni shprehitë tuaja me qëllim që pas ndërprerjes të mund të jetoni pa duhan.
  • Cilat janë metodat që ju më së miri mund t’i zbatoni në përditshmërinë tuaj personale? Informohuni lidhur me metodat e ndryshme të ndërprerjes së duhanit.
  • Mos keni varësi të fuqishme nga nikotina? Një trajtim i mbështetur në medikamente do t’jua lehtësojë shkëputjen nga varësia prej nikotinës.
  • A mos keni përjetuar tashmë pas ndërprerjës së duhanpirjes një ose më shumë rikthime/dështime? Informohuni se si mund t’i shfrytëzoni përvojat e gjertanishme për një ndërprerje të suksesshme të duhanpirjes.
  • A mos keni frikë se pas ndërprerjes mund të fitoni shumë në peshë? Kjo s’ka nevojë të ndodhë. Këshilltarët dhe këshilltaret e linjës stop-duhanit ofrojnë këshilla kompetente lidhur me ushqimin e shëndetshëm.
  • Nëse keni ndjenjën se pak pas ndërprerjes, ndjeheni si i/e pasigurt ose i frikoheni rikthimit në gjendjen e mëparshme? Atëher tek linja stop-duhanit do të gjeni përkrahjen e duhur.

Ju mund të kërkoni edhe më shumë këshillime. Në oraret e caktuara sipas marrëveshjes do të thirreni nga linja stop-duhanit dhe kështu gjatë ndërprerjes do të jeni i përcjellë për një kohë të gjatë. Këto thirrje telefonike janë falas.

Linja stop-duhanit drejtohet nga Lidhja zvicerane e kancerit në bashkëpunim me Bashkësinë punuese për parandalim të duhanit, ndërsa bashkëfinancohet nga Fondi mbi parandalimin e duhanit.

Fletë informative

  • "Stop-duhani: Këshilla që janë sprovuar" Këshilla përpara ndërprerjes: Sa më intensivisht të përgatiteni për ndërprerjen e duhanpirjes, aq më të mëdha do të jenë shanset tuaja për sukses. Këshilla pas ndërprerjes: Vazhdoni të rezistoni.
  • "Fakte për duhanpirjen dhe duhanpirjen pasive" Informacionet më të rëndësishme për dëmet shëndetësore nga duhanpirja dhe nga duhanpirja pasive.

Këto fleta informative mund të porositen falas online nën www.at-schweiz.ch, nën Shop, ose tek Arbeitsgemeinschaft Tabakprävention (Bashkësia punës për parandalim të duhanit), Haslerstrasse 30 3008 Bern, Telefoni: 031 599 10 20.